KAMËZ

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Kamëz. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se lënda plasëse është vënë afër derës së banesës së shtetasit  Gjergji Kola.

Burimet i thanë “BalkanWeb” se autori i ngjarjes është nga Mirdita, ndërsa Policia e ka identifikuar atë dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri. Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: