Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të mërkurë Gjergj Cukalin me 25 vite burg lidhur me ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Mbi të rëndonin akuzat për  vrasjen në tentativë të Gjon Menës, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje dhe pjesëmarrje në Grup të Strukturuar.

I penduari i drejtësisë Enver Jamaku dënohet me 8 vite burg për futje sendesh në banesën e Edmond Saracit, kanosjes së avokatit Paulin Paplekaj dhe gjetjen të magazinuara të armëve luftarake në ambientet e Sokol Xhurës, si bashkëpunetor i të parëve në grup të strukturuar kriminal.

Edhe Edmond Jamaku u dënua me 8 vjet burg, Flor Abazi u dënua me 22 vjet, Blendi Deda 22 vjet, dhe Paris Prenga 21 vjet.

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen ndërsa çështja i kaloi për hetime, SPAK.

Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Gjergj Cukali, Enver Jamaku, Ermond Jamaku, Blendi Deda, Paris
Prenga dhe Flor Abazi.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 49, datë 31.07.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Cukali për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes në dëm të shtetasit ****, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78/2-22-28/4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/2 të K.Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Cukali për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Cukali për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Cukali për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

5. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Gjergji nCukali dënohet me 25 vjet burgim.

6. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 24.02.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes në dëm të shtetasit ****, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78/2-22-28/4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/2 të K.Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 152/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të shtetasit ****, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 76- 22-28/4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 20 vjet burgim.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 152/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

15. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Kanosja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 317-25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278/1-25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 7 vjet burgim.

18. Pushimin e akuzës për të pandehurin Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi të mëdha në ambientet në zotërim të të pandehurve të gjykuar më vete (Sokol Xhura e Akil
Kulla), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/6-28/4 i K.Penal, për shkak se ndjekja penale nuk duhet të kishte filluar në bazë të nenit 387/1 të K.Pr.Penale.

19. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi të mëdha në ambientet në zotërim të të pandehurve të gjykuar më vete (Sokol Xhura e Akil Kulla), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/7-28/4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 15 vjet burgim.

20. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi të mëdha në ambientet në zotërim të të pandehurve të gjykuar më vete (Sokol Xhura e Akil
Kulla) kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/8-28/4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 7 vjet burgim.

21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Jamaku për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

22. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Enver Jamaku dënohet me 30 vite burgim.

23. Në aplikim të nenit 28/7 të K.Penal të pandehurit Enver Jamaku në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 8 vite burgim.

24. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.02.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

25. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermond Jamaku për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes në dëm të shtetasit ****, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78/2-22-28/4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/2 të K.Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim.

26. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermond Jamaku për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 152/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

27. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermond Jamaku për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

28. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermond Jamaku për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

29. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermond Jamaku për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të shtetasit ****, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 76- 22-28/4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 20 vjet burgim.

30. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermond Jamaku për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 152/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

31. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermond Jamaku për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

32. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermond Jamaku për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

33. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermond Jamaku për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278/1-25 të K.Penal dhe dënimin e
tij me 6 vjet burgim.

34. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermond Jamaku për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 7 vjet burgim.

35. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ermond Jamaku dënohet me 25 vjet burgim.

36. Në aplikim të nenit 28/7 të K.Penal të pandehurit Ermond Jamaku në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 8 vite burgim.

37. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 17.02.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

38. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blendi Deda për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të shtetasit ****, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 76- 22-28/4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 20 vjet burgim.

39. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blendi Deda për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 152/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

40. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blendi Deda për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

41. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blendi Deda për kryerjen e veprës penale“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

42. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Blendi Deda dënohet me 20 vite burgim.

43. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 01.04.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

44. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paris (Bledar) Prenga për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të shtetasit ****, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 76-22-28/4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 18 vjet burgim.

45. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paris (Bledar) Prenga për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

46. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paris (Bledar) Prenga për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

47. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paris (Bledar) Prenga për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

48. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Paris (Bledar) Prenga dënohet me 18 vjet burgim.

49. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 01.04.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

50. Deklarimin fajtor të të pandehurit Flor Abazi për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të shtetasit ****, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 76- 22-28/4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 19 vjet burgim.

51. Deklarimin fajtor të të pandehurit Flor Abazi për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 152/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

52. Deklarimin fajtor të të pandehurit Flor Abazi për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

53. Deklarimin fajtor të të pandehurit Flor Abazi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

54. Deklarimin fajtor të të pandehurit Flor Abazi për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

55. Deklarimin fajtor të të pandehurit Flor Abazi për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për mbajtjen e municionit, parashikuar nga neni 278/3 të K.Penal dhe dënimin e tij me 6 muaj burgim.

56. Deklarimin fajtor të të pandehurit Flor Abazi për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.

57. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Flor Abazi dënohet me 19 vjet burgim.

58. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 01.04.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

59. Në bazë të nenit 190/1/a të K.Pr.Penale sendet e sekuestruara dhe të përshkruara në konkluzionet përfundimtare të organit të akuzës (fq.61-69 të konkluzioneve (me përjashtim të pikës 249) si dhe fishekët dhe arma e ftohtë gjetur dhe
sekuestruar shtetasit Flor Abazi, të kalojnë në favor të shtetit.

60. Lënda narkotike gjetur dhe sekuestruar shtetasit Flor Abazi të asgjesohet në bazë të nenit 190/1/b të K.Pr.Penale.

61. Provat dokumentare, CD-të me përgjime, telefonat, kartat e telefonit, blloqe shënimesh që janë përshkruar hollësisht tek urdhri për bashkimin e provave materiale të prokurorit të mbeten në ruajtje për efekt të gjykimit të çështjes penale të ndarë.

62. Sendet e sekuestruara të pandehurve për të cilat nuk ka kërkuar prokurori dhe që përshkruhen në urdhrin “Për bashkimin e provave materiale me fashikullin gjyqësor”, datë 03.05.2022 dhe që nuk përfshihen në pikat 60, 61 dhe 62 të dispozitivit të vendimit t’i kthehen personave që ju përkasin.

63. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

64. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb