JANINË


Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në Janinë, pasi dyshohet se mbante më shumë se 950 kg hashash.


Një sasi e madhe hashashi të papërpunuar, me peshë 951.65 kg, u gjet në mëngjes nga Prokuroria e Drogës në Janinë në kryqëzimin Eleousa, dhe një 30-vjeçar u arrestua.


I arrestuari dyshohet se transportoi kanabisin brenda një furgoni të mbyllur, të cilin policia e ndaloi për kontroll.

Hetimi paraprak është duke vazhduar nga Departamenti i Janinës i Divizionit të Prokurorisë së Drogës në Sigurinë e Brendshme. Sipas njoftimit të policisë, informacione të hollësishme për rastin do të pasojnë.

  • foto galeri

Kujtojmë se kufiri shqiptaro-grek ka qenë dhe mbetet një nyje kyçe e trafikut të drogës, ndërsa për të parandaluar këtë fenomen janë angazhuar edhe forca policore europiane të FRONTEX.  Prej fillimit te vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit por edhe ne zona të tjera, rreth 7.6 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Policia greke ka dhënë detaje në lidhje me kapjen e afro 1 ton drogë në kufirin shqiptaro – grek.

“Droga e kapur është ndarë në 591 pako me peshë 951 kg 650 gram. Mjeti rezulton se është i vjedhur në Patisia, Athinë më datë 05.04.2019 ndërsa targat janë false. Shqiptarit iu sekuestruan edhe 300 euro dhe 3 celularë. Operacioni nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Sektori i Qarkullimit, Janinë”, tha policia greke.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb