Një shqiptar ka vrarë me thikë në zemër një shtetas afgan në Athinë. Sipas të dhënave të para dyshohet se vrasja ka ndodhur për çështje droge. Vrasja ka ndodhur në qendër të Athinës rreth orës 20:30.

Sipas medias greke, informacionet e para bëjnë fjalë për vrasje nga shqiptar, për larje llogarish e çështje droge.

Greqi
Greqi

Viktima ndodhej në rrugët qendrore Menandru dhe Sofokleus, në Omonia, një zonë qendër tregtare e të huajve kryesisht kur dy persona kanë ndaluar afër motorin, njëri ka zbritur dhe më pas e ka qëlluar me thikë në zemër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb