DURRËS- Tre persona janë shoqëruar nga policia e prokuroria pas zbulimit të shumës marramendëse të eurove në Portin e Durrësit.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 1.5 milionë eurosh. Deri tani mësohet se janë numëruar rreth 5 milionë euro, ndërkohë që numërimi vijon ende.

Po kështu burime nga policia bëjnë me dije se eurot me prerje të ndryshme nuk janë të falsifikuara.
Shumë e parave në valutë të huaj u gjet në një mjet tip ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Dyshohet që të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale. Policia ka nisur hetimet për zbulimin e burimit të parave dhe destinacionin e tyre por nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar Policia e Shtetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb