Ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike presin prej disa minutash që të hyjnë në Kuvend dhe nuk lejohen të futen në godinën, deputetët socialistë kanë hyrë tashmë.

Kjo ka shkaktuar tensione.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur me Gardën.

“Mos më prekni me dorë! Ka radhë këtu”, u shpreh Bardhi.

Deputetët e opozitës kanë mbërritur në Kuvend 1 orë para se të fillojë seanca plenare, por pa mundur të hyjnë në sallën e Parlamentit. Efektivët e Gardës ndodheshin aty që herët, duke i paraprirë skenarit të opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb