BULQIZË

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Bulqizë, pranë ‘Urës së Çereneçit’. Gazetarja e ‘BalkanWeb’, Dorjana Bezat raporton se ngjarja ka ndodhur paç çaste më parë.

‘BalakanWeb’ mëson se shtetasi Blerim Skara ka qëlluar me armë në drejtim të Mirdash Osmanit, ndërsa fatmirësisht ky i fundit ndodhet në spital të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes është larguar nga vendngjarja. Mësohet se plagosja me armë zjarri ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia e Peshkopisë ndërkohë vijon punën për kapjen e autorit. Katër vite më parë, shtetasi që mbet i plagosur Mirdash Osmani u arrestua pasi dyshohej se kishte porositur 3 vrarës me pagesë për të eliminuar fizikisht një 20-vjeçar, me të cilin kishte konflikte të mëparshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: