Të shtënat me armë zjarri në Luarz të Velipojës kanë ngritur në këmbë forca të shumta policie por edhe forcat e FNSH.

“BalkanWeb” mëson se blutë e Shkodrës ndodhen në vendngjarje, por deri tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të prekur nga plumbat.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën pas dyshimeve se aty mund të kishte pasur një përplasje me armë mes disa personash. Blutë e Shkodrës kanë gjetur edhe disa gëzhoja në vendngjarje, por pas disa orësh hetime zbuluan se të shtënat kanë ardhur nga një mjet në lëvizje.

Po punohet për identifikimin e personave që udhëtonin me të e për arsyet pse kanë qëlluar në ajër.

Velipojë/ Shkodër

Informacion Paraprak

Më date 27.04.2019, rreth orës 12.05 në fshatin Luarëz, Velipojë Shkodër persona të pa identifikuar duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë lokale dhe FNSh, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanav
(foto ilustruese)

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb