Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të diel në Shkodër.
Mësohet se si pasojë e të shtënave, një person është plagosur.
Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë Kryqëzimit të Golemit në Shkodër. Autori është shpallur në kërkim.
Policia ndodhet në vendngjarje.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Koka, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
(Balkanweb)