TIRANË


Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë.


Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balknaweb” se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person. Viktima ka qenë në makinë, kur u qëllua për vdekje.


Trupi është ende në makinë. Mësohet se viktimë e atentatit me armë ka mbetur shtetasi S.Malko ish punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfizo Keko” në kryeqytet. Autori i vrasjes është larguar drejt zonës së Freskut.

Viktima ishte një ish-punonjës policie dhe emër jo i panjohur për forcat blu. Ai ka qenë i përfshirë në një konflikt më herët me vëllezërit Vlashi.

Në atë kohë, konflikti ka qenë për bastet sportive. Nuk dihet nëse është vijimi i asaj ngjarje apo jo. Në vendngjarje ka pasur breshëri armësh. Në vendngjarje janë drejtuesit më të lartë të policisë.

Ata po mbledhin prova për të identifikuar autorin/ autorët e kësaj ngjarje. Makina është qëlluar në ecje. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë me dije se është qëlluar ndaj personit, që ishte brenda makinës, BMV të zezë. Në kohën që ka ndodhur ngjarja, vendi ishte plot njerëz.

Njoftimi i policisë:

Tirane
Njoftim paraprak

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.

Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.

Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!

(d.xh/Balkanweb)