TIRANE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Zef Jubani” në Tiranën e Re. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa një person ka humbur jetën. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se viktima është 26 vjeçari, Jurgen Kurti.

Burime nga vendngjarja thonë se i riu ka qenë duke ikur në këmbë në shtëpi kur është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje.

Ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb