TIRANË
Ekzekutim tek “Komuna e Parisit”. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ka mbetur i vrarë 40-vjeçari Hekuran Billa. Ai është qëlluar nga një makinë në ecje ndërsa edhe vetë ishte duke lëvizur në zonë me një makinë tip “BMW” me targa AA888OH.
“Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij. Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit”, njoftoi policia e Tiranës.