FIER

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Fier. Një person i armatosur ka hyrë në Urgjencës së Spitalit dhe ka qëlluar me plumba.

Si pasojë e të shtënave, 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “News 24″ se një person i armatosur ka hyrë në ambientet e spitalit dhe ka qëlluar ndaj disa shtetasve, duke plagosur 3 vetë.

Bëhet me dije se në Levan ka pasur një sherr mes dy grupeve. Ky sherr ka ndodhur në Levan dhe të plagosurit kishin shkuar më pas në Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Sa duket, njëri prej të përfshirëve në sherr ka ardhur në spital me armë dhe ka qëlluar, duke plagosur 3 vetë.  Në spital kanë mbërritur forcat e FNSH. Personi ka hyrë nga hyrja kryesore në mjediset e urgjencës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb