Të shtëna me armë zjarri në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen 15 të qytetit. Një person ka qëlluar me armë zjarri, nga raportimet e para nuk ka njerëz të plagosur.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën, pritet të dorëzohet shtetasi që ka qëlluar. Sipas informacioneve aktualisht është mbyllur në banesë. Deri më tani nuk dihet idenititeti i personit që qëlloi me armë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb