KUKES- Një tjetër incident është regjistruar sot. Rasti në fjalë vjen nga fshati Novosej i Kukësit, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar më armë zjarri pas një konfrontimi me klientët e një lokali. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare për ‘BalkanWeb’.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në ambientet e lokalit të shtetasit Dashamir Tocilla, përkrahës i LSI-së. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

Policia është nisur në vendin e ngjarjes për sqarimin e situatës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: