Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 17 të Durrësit, siç bën me dije për “BalkanWeb” gazetarja Klodjana Haxhiaj. Nga raportimet e para, fatmirësisht askush prej tyre nuk ka mbetur i plagosur. Ka qënë njëri prej personave që u përfshi në konflikt ai që lajmëroi policinë, pasi ka konstatuar dëmtime me armë zjarri në makinën e tij.

Blutë e Durrësit që kanë mbërritur në zonë, bëjnë me dije se po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po ashtu është bërë shoqërimi në polici i dy personave të përfshirë në konflikt, si dhe pritet të merren në pyetje edhe dëshmitarët okularë.

Në momentin që ka shkuar në vendngjarje policia ka gjetur edhe një gëzhojë.

Informacion paraprak

Më datë 11.04.2019, rreth orës 17:05, në lagjen nr 17 Durrës, shtetasi A.J.,53 vjeç, ka njoftuar Policinë pasi ka konstatuar në automjetin e tij të parkuar në afërsi të një lokali, disa dëmtime të cilat ngjasojnë me ato të shkaktuara nga armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se këto dëmtime mund të jenë shkaktuar me armë zjarri.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb