ELBASAN
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Përparim të Elbasanit. Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur 26-vjeçari Andi Zylyfi. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri ka mbetur i plagosur rëndë edhe një i ri tjetër, Ardit Uruci.
Dy të rinjtë kanë qenë të ulur në një lokal, kur autori/ autorët ka qëlluar me armë nga një automjet në ecje. Zylyfi është qëlluar në kokë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Personi tjetër i plagosur ndodhet në spital, në gjendje kritike. Zylyfi mësohet se është djali i një punonjësi të burgut të Peqinit.
Gazetari Fatmir Popja raporton për “News 24” e “Balkanweb” se Zylyfi ka ndërruar jetë për në spital, kurse i plagosuri është një 23-vjeçar. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku kanë mbërritur edhe forcat speciale. Burime jozyrtare bëjnë me dije se një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje është me precedent penal.
Ndërkohë policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj si dhe për kapjen e autorëve.
(vazhdon…)