SHKODRA
Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër. BalkanWeb mëson se nuk ka mbetur asnjë plagosur ndërsa të shtënat kanë ardhur nga dy makina drejt njëra- tjetrës, një ‘Benz-i’ dhe një fuoristrade.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë në lagjen ‘Parrucë’ të qyteti veriperëndimor. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e të shtënave me armë. Po ashtu mësohet se Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë pasi automjetet ishin në lëvizje.
Vetëm një javë më parë dy grupe u përplasën me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës teksa mbeti e plagosur një kalimtare e rastit,Liljana Jeremia. Tre Arjan Rexha, Riad Xheladini si dheEnsion Buraku kishin shkuar për të qëlluar Mesad Metën por ky i fundit iu kundërpërgjigj po me zjarr. Konflikti kishte zanafillën në prishjen e pazareve të drogës dhe Mesad Metës i kishte ndodhur po e njëjta gjë edhe në Gjermani. Nga të shtënat u dëmtua dhe automjeti i Mesad Metës me targa gjermane.
Lajm në përditësim…
(BalkanWeb)