Tiranë – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është plagosur një person.

Lajmi bëhet me dije për Balkanweb nga gazetari Igli Çelmeta.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: