MAT- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Mat. Policia është nisur drejt vendngjarjes, por ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje. “BalkanWeb” mëson se i plagosuri është Gjovalin Rica.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se i plagosuri ka qëlluar veten me çifte në fshatin Bushkash, ndërsa është nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave, të cilat kanë shtyrë këtë person të qëllojë ndaj vetes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb