MAT– Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e sotme në fshatin Bruç të Matit. Sipas policisë, persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti Volkswgen me targa AA 686 BF, që drejtohej nga shtetasi Dh.Ll, 42 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10.55, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forcat e Policisë Mat dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se:

Në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Volkswgen me targa AA 686 BF, që drejtohej nga shtetasi Dh.Ll, 42 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit levizte i vetëm me automjet, dhe nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.

Forca të shumta policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: