TIRANË- Pak orë pas thirrjes së Presidentit të Republikës Bujar Nishani për një tryezë të përbashkët maxhorancë-opozitë kanë nisur negociatat mes palëve. Gazetarja Elda Menga duke iu referuar burimeve, tha për “BalkanWeb” se tryeza e dialogut mund të zhvillohet paraditen e nesërme.

Po sot PD ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar mbi qëndrimin e saj në ditët në vijim. Ndërkohë që brenda PD-së janë shtuar zërat kundër bojkotit të zgjedhjeve. Sot në mbledhjen e grupit pritet edhe një mesazh nga tre zyrtarë europianë. Me anë të një video-konference, Presidenti i PPE Jozeph Daul, Zëvendëspresidenti i PPE-së David Mc Allister si dhe Komisioneri për Zgjerimin Europian, Johannes Hahn do t’i drejtohen deputetëve të PD-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: