BERAT

Pas ngjarjes së rëndë pak minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë, në këto momente është shënuar një tjetër aksident në Urën Vajgurore. Raportohet se një person ka ndërruar jetë në fshatin Çiflik.

Ngjarja me pasojë vdekjen e 45-vjeçarit, i cili po udhëtonte me bicikletë është shënuar rreth orën 19:10 aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore. Një shtetas duke drejtuar një karotrec ka përplasur për vdekje 45-vjeçarin. Policia menjëherë ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit  dhe po merret në pyetje për rrethanat e përplasjes.

“Në datë 06.01.2019, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrethrotullimi i Çifliku’’, shtetasi J.C, banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar një mjeti karotrec ka aksidentuar shtetasin D.M, 45 vjeç, banues në Berat, i cili ka ndërruar jetë.Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejëshme.”, njofton policia

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb