Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë Kryqëzimit të Gjadrit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se në aksident janë përfshire dy automjete e për pasojë ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc tre persona të plagosur.

Te të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb