Musa Ulqini nuk do të jetë pjesë e listës së PS për zgjedhjet e 25 prillit. Deputeti i zgjedhur në 2017 në Belsh nuk do të kandidojë kësaj radhe..

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se Ulqini është një tjetër kandidat që mbetet jashtë listës së PS teksa pak orë kanë ngelur nga përfundimi i afatit të dorëzimit të listave në KQZ.

Më parë nga PS janë larguar ose nuk kanë pranuar të kandidojnë, Alfred Peza, Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Eglantina Gjermeni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb