LEZHË- Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në masën “arrest shtëpie” kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj i akuzuar për “shpërdorim detyre” për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Edhe për 11 zyrtarët e tjerë, gjykata ka vendosur “arrest shtëpie”. Frrokaj ka dalë sot para gjykatës ku u rivlerësimi i masës së sigurisë, të dhënë më parë “arrest me burg”. Në gjykatë kanë qenë edhe 11 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës të arrestuar për të njëjtën akuzë. Por prania e qindra mbështetësve ka bërë që nga ana e policisë të kishte masa të rrepta sigurie.

ARREST SHTËPIE
Fran Frrokaj- Kryetar i Bashkisë,
Enver Hafizi- Nënkryetar i Bashkisë,
Gjok Ndoka- Kryetar i këshillit të qarkut Lezhe
Ardenis Haxhia- jurist ne bashki
Dilaver Neli
Enkelejd Zefi
Pjeter Gjoni
Gjelina Bacaj– Përgjegjëse e Kadastrës në Drejtorinë e Bujqësisë, Bashkia Lezhë
Juxhina Mema- Kadastra Bashki
Marte Gjergji
Frrok Marku
Luigj Paloka- topograf

Ndërkohë para Gjykatës së Lezhës janë mbledhur në numër i madh mbështetësish të Frrokaj si dhe familjarë të të akuzuarve. Prej së premtes ata kanë protestuar çdo ditë para komisariatit të Policisë Lezhë.

MOMENTI I MBËRRITJES SË TË AKUZUARVE NË GJYKATË

lezhe ne arrestuarit ne gjykatejpg

lezhe [ara gjykates

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb