FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 13-vjeçare është marrë peng dhe është tentuar të përdhunohet nga tre të rinj. Por vajza e mitur ka arritur të shpëtojë nga duart e pengmarrësve të cilët janë arrestuar më pas nga policia.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1. Redion Tereziu, 22 vjeç
2. Jorges Dosti, 24 vjeç
3. Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.


Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb