LIIBRAZHD

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor  Librazhd-Qafë-Thanë dhe për pasojë ka humbur jetën një e moshuar, ndërsa dy shtetase të tjera kanë mbetur të plagosura.

Policia thekson se në këtë aksident janë përfshirë  një trajler i tonazhit të rëndë me një furgon, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarën 82-vjeçare, e idetifikuar me inicialet R.H.

Viktima dhe dy të plagosurat e tjera ishin pasagjere në furgon, i cili u përplas nga trajleri pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë. Gazetari i “BalkanWeb”, Fatmir Popja raporton se njëra prej të plagosurave ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor  Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet  trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës  ka goditur  autobusin  me drejtues  shtetasin Th.K., banues  në Elbasan,  si pasojë e  aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë,  si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb