TIRANE- Tronditet kryeqyteti. Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur i plagosur në ish-Bllok. Ngjarja e rëndë është shënuar pak çaste më parë në një lokal, ndërsa rrethanat ngelen ende të paqarta. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se dy të plagosurit janë Ervis Martinaj si dhe Eljon Hate. Mësohet se Martinaj është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.
(ed.me/BalkanWeb)