TIRANE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në zonën e Unazës së Re tek rruga “Kristaq Mone” , dhëndri ka vrarë me armë vjehrrin dhe vjehrrën. Pas tyre ai ka qëlluar edhe veten. E gjithë dinamika është zhvilluar në shtëpinë e vjehrrit.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me shkaqet që çuan në këtë tragjedi familjare. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur situatën pasi u lajmëruan nga fqinjët.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb