ELBASAN

Një turiste izraelite ka ndërruar jetë sot në spital. Ajo u aksidentua një ditë më parë në Elbasan, ku motori me të cilën po lëvizte së bashku me shoqëruesin u përplas me një makinë, ndërsa mjeti e mori përpara duke e zënë poshtë.  Drejtuesi i motocikletës fatmirësisht  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan,  mjeti tip “Toyota” është  përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës,  ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:

Specialistët për  Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit:F.M., 30 vjeç,  banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç,  banues në Zefat, Izrael. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: