SHKODËR

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin duke i shpallur të pafajshëm Ish-trajnerin e  Kombëtares së Femrave Armir Grima, ish-boksierin e  Vllaznisë, Nelson Hysa dhe ish-portierin e Vllaznisë B, Fabjol Rexhepi. Këtë persona dyshoheshin si të përfshirë në grupin kriminal “Bajri”, por sot gjykata vendosi përfundimisht në favor të tyre.

Gazetari i “BalkanWeb” , Senad Nikshiqi raporton se Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë pafajësinë për tre të arresturit, ndërkohë që në gusht të këtij vit,  çështja u transferua nga Krimet e Renda tek Gjykata e Shkalles së Parë në Shkodër për moskopetencë.

Ky vendim u dha nga gjyqtari Tonin Sterkaj ndërsa prokurorja Edlira Cufi kërkoi pafajësinë për mungesë provash. Pas shqyrtimit,  gjykata e Shkodrës u bind dhe më pas dha pafajësinë për te tre këta shtetas.

Ish-boksieri u arrestua pasi dyshohej se ishte i përfshirë në organizatën kriminale “Bajri” dhe për “Grup të strukturuar kriminal”, ndërsa ish-trajneri i Kombëtare së Femrave  Armir Grima ishte në hetim për trukim ndeshjesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: