GJKKO i ka komunikuar sot zyrtarisht masën e “arrestit me burg” Lulzim Berishës, i cili u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë dy ditë më parë.

Ish-kreu i bandës së Durrësit akuzohet për vrasjen e Klodian Salihut.

Lulzim Berisha është arrestuar në Spanjë më 14 Dhjetor 2023 pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha”, raportuan uniformat blu.

Ai ka kundërshtuar në gjykatën e Spanjës ekstradimin e tij drejt vendit tonë me arsyetimin se i rrezikohet jeta, kërkesë që është rrëzuar.

 

1212121
1212121

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb