DURRËS

Partia Socialiste ka shkarkuar nga detyra sekretarin e këshillit bashkiak në qytetin e Durrësit, Armand Tragaj. Ky i fundit u përfshi ditë më parë në një sherr me kryetarit të PS në Durrës, Luan Zazën, ndërsa duket se ky veprim i ka kushtuar juristit edhe vendin e punës.

“BalkanWeb” mëson se shkarkimi i Armand Tragaj ishte caktuar në rendin e ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak Durrës dhe në vend të tij është emëruar Dorina Milaj.

Gjatë fjalës së mbajtur para këshilltarëve të këshillit bashkiak në Durrës, Tragaj pohoi me vendosmëri se ka ushtruar detyrën në mënyrë korrekte e me  përgjegjësi të plotë. Konflikti mes kreut aktual të PS dhe ish-sekretarit u regjistrua në ambientet e një lokali në qytetin e Durrësit.  Juristi Armand Tragaj, u vendos në këtë post tre vite më parë, ndërsa vinte nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: