GJIROKASTËR

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pak çaste më parë një të ri të shpallur në kërkim. I arrestuari prej dy ditësh qëndornte në arrati. Gazetarja e “Balkanweb”, Brikena Metaj thotë se në pranga ka përfunduar  18-vjeçari Spiro Sakollari nga fshati Kuqar i Përmetit.


Sipas gazetares, 18-vjeçari është kapur në Këlcyrë vetëm pak minuta më parë. Ai akuzohet për kultivimi dhe trafikim të lëndëve narkotike. Policia dhe grupi hetomor në Gjirokastër po punon për zbardhjen e plotë të aktivitetit të 18-vjeçarit, tashmë të arrestuar.


(n.m/BalkanWeb)

 


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb