Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ka deklaruar sot se ka rënë dakord të “sigurojë lundrim të sigurt, të eliminojë përdorimin e forcës dhe të parandalojë përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake në Detin e Zi”.
Kjo vjen pasi Shtëpia e Bardhë tha se Rusia ka rënë dakord për lundrim të sigurt në Detin e Zi.
Delegacionet e Ukrainës dhe SHBA-së kanë zhvilluar sot bisedime në Arabinë Saudite.
Umerov shton se Kievi mendon se çdo lëvizje e anijeve ushtarake ruse jashtë pjesës lindore të Detit të Zi do të përbëjë shkelje të frymës së kësaj marrëveshjeje.
“Në këtë rast Ukraina do të ketë të drejtën e plotë për të ushtruar të drejtën e vetëmbrojtjes.”
Në formulim të ngjashëm me deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, ai shton: “Të gjitha palët ranë dakord të zhvillojnë masa për zbatimin e marrëveshjes së presidentëve për ndalimin e goditjeve kundër objekteve energjetike të Ukrainës dhe Rusisë”.