TIRANË- Një tjetër vdekje për shkak të komplikacioneve nga fruthi. Burime nga Qendra Spitalore Universitare Tiranë bëjnë me dije se një foshnje e seksit femër ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve nga fruthi në reanimacionin qëndror të shërbimit pediatrik.

Fëmija me moshë 4 muajshe ishte sjellë nga spitali i Peshkopisë në gjendje të rëndë për një trajtim më të specializuar dhe se pas mbërritjes në Tiranë i janë marrë analizat që kanë konfirmuar prekjen nga fruthi konstatim që ka dalë pasi foshnja ka ndërruar jetë.

Në Peshkopi fëmija ishte diagnostikuar me bronkopneumoni bilaterale dhe ishte trajtuar për këtë gjë, ndërsa në Tiranë pas analizave fëmija u diagnostikua me fruth por ishte tepër vonë.

Burime për “BalkanWeb” nga QSUT pohuan se foshnja 4 muajsh ka ndërruar jetë në datën 10 shkurt por lajmi është mbajtur i fshehtë.

Një foshnjë tjetër 7 muajshe ndërroi jetë më 5 shkurt në pediatrinë e QSUT pas komplikacioneve nga fruthi dhe sërish ngjarja u bë e ditur 4 ditë më pas. 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: