TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pediatrinë e QSUT-së ku një foshnjë 7 muajshe nga humbur jetën pas komplikacioneve nga fruthi. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga mjekët e Pediatrisë, të cilët thonë gjithashtu se janë 55 fëmijë të prekur deri tani nga fruthi.

Sipas të dhënave foshnja 7 muajshe pati komplikacione të rënda nga fruthi. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga ambientet e QSUT për “BalkanWeb” se foshnja ka humbur jetën në të gdhirë të ditës së hënë, pas përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Sipas tij, foshnja ka qenë prej ditësh në reanimacionin e QSUT. Fëmija është mbajtur në terapi intensive për ditë të tëra por nuk ka mundur të shpëtojë.

Mësohet se foshnja ishte e pavaksinuar, pasi vaksina e fruthit, MMR merret mbi moshën 1-vjeçare. Ky është rasti i parë fatal pas shfaqjes së fruthit në vend, ku ka kapur një numër të madh fëmijësh dhe disa të rritur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: