Pas një video të publikuar sot në rrjetet sociale ku shihej se si ish-trajneri i Laçit dhunonte futbollistët e ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, reagon policia e Lezhës.

Policia tha se nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur Tarazhi ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI.

“Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojmë se nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u procedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale në ngarkim të tij “Keqtrajtim i të miturit”, thuhet ne njoftimin e policisë së Lezhës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: