“BalkanWeb” zbardh të të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Kastriot Ruçi. 47-vjeçari u vra sot në Rrëshen, teksa dilte nga lokali i tij.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia ka gjetur pranë një pallati një sjnaper, me të cilin mendohet se është qëlluar Ruçi. Ky i fundit u qëllua vetëm me një plumb, ndërsa ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.
Arma e krimit mund të çojë më pranë identifikimit të autorëve, ndërsa thuhet se ka qenë një vrasje e kryer nga profesionistë.
(BalkanWeb)