TIRANË

Pas disa muajsh në arrati është dorëzuar sot njeri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj. Bëhet fjalë për Albano Kusi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Gjykata kishte caktuar ndaj 28-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ai akuzohet për  veprën penale “Pengim në zbulimin e së vërtetës”.

Sipas Policisë, Albano Kusi, në gusht të këtij viti, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të  teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelajt.

Rreth një muaj më parë u dorëzua në Polici për këtë ngjarje edhe vëllai i Albanos, Griseldo Kusi. Pas vrasjes ‘makabre’  të teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj, dy vëllezërit Kusi menjëherë u shpallën në kërkim si persona të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Muhamed Gjollesha”,  si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara  në ambientet të ndryshme e banesa, dhe përdorimit të metodave proaktive, si dhe pas negociatave me avokatin dhe familjarët, është bërë e mundur që  në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë  Tiranë të  vetë dorëzohet shtetasi në kërkim  Albano Kusi

Specialistët e  Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit të  lëshuar nga Prokurori si  dhe të  vendimit të Gjykatës së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e cila ka vendosur masën e sigurisë Arrest në Burg, për shtetasin :

Albano Kusi, 28 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë,

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në datë 25.08.2019, ka dërguar urdhërin e për ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.08.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest ne burg”, për shtetasin Albano Kusi për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Albano Kusi, në datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të shtetasit I. Ç.

Materialet në ngarkim të shtetasit Albano Kusi, i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprat penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb