Dorëzohet në polici një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Taulant Gjikajt. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti.

Sipas Mehmetit bëhet fjalë për shtetasin Skedjan Gabrani. Vrasja ndodhi më 3 mars, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Siç u raportua dhe në atë kohë, autori i krimit zbriti nga një makinë me xhama të zinj dhe qëlloi në drejtim të 31-vjeçarit me breshëri kallashnikovi.

Kujtojme se viktima ka mbajtur më herët dy mbiemra, Beqiraj dhe Manaj, ndërsa ai njihej si një person me precedentë të mëparshëm penal për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Lidhur me vrasjen e Gjikajt, Policia arrestoi asokohe një nga autorët e dyshuar Hans (Andi) Jonuzaj. Ky i fundit u arrestua në automjetin e përdorur në krim, brenda të cilit u gjet edhe arma e krimit tip kallashnikov.

Po ashtu fill pas vrasjes blutë e Vlorës identifikuan edhe bashkëpunëtorët e 44-vjeçarit në krim, të cilët janë shtetasit Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani, i cili u vetëdorëzua sot në Polici. Policia nuk ka saktësuar se kush ka qëlluar në drejtim të Gjikajt.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 03.03.2021, në lagjen “Bashkimi” Vlorë , ku u vra me armë zjarri shtetasi T. GJ., ju informojmë se:

Si rezultat i negociatave është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë shtetasi i shpallur në kërkim S. G., 36 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasit H. J., i arrestuar më parë nga Policia, si autorë i dyshuar në këtë ngjarje.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Vlorë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb