Është vetëdorëzuar në polici Ervin Mata një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen në ish-Bllok, të ndodhur 5 muaj më parë. “BalkanWeb” mëson se Mata u dorëzua mbrëmjen e djeshme i shoqëruar edhe nga avokati. Ervin Mata njihej edhe si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, por pas ngjarjes ata duket se janë ndarë.

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në ish-Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.

Siç është bërë e ditur, Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Pak para se të ndodhte krimi, jashtë lokalit ka qënë edhe e dashura e Matës, kënçtarja Elvana Gjata, por pas hetimeve policia tha se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen.

Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku,  Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Eljo Hato, i plagosur bashkë me Martinajn. I vetmi në kërkim për vrasjen është ekzekutuesi Merviol Bilo, truproja i Elvanës dhe njëherësh kushëriri i saj.

SI NISI KONFLIKTI NE ISH BLLOK
Rreth orës 21:30, para se të ndoshte krimi në lokalin në pronësi të Redi Popeskut, që ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova” tek ish-Blloku, kanë qenë të pranishëm disa persona. Në banak ndodhej 36-vjeçari Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shoku i tij, Eljon Hato, duke pirë verë. Ndërsa në një tavolinë ishin të ulur i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata, me dy miqtë e tij, Fabiol Alushi e Geldo Hotin, si dhe me truprojën e saj, Meviol Billo, njëkohësisht edhe mik i tyre.

Disa minuta më vonë, rreth orës 21:40, situata është tensionuar, pikërisht në momentin kur 28-vjeçari Gaxha është futur në lokal. Burimet thonë se 4 personat që ndodheshin në tavolinë janë ngritur në këmbë sapo ai është futur brenda. Fillimisht ka qenë Meviol Billo ai që e ka sulmuar fizikisht Fabian Gaxhën. Në konflikt mësohet se janë përfshirë edhe personat e tjerë. Më pas, në kohën që 28-vjeçari ka nxjerrë nga brezi një pistoletë tip “Glock”, e gjetur nga policia në vendngjarje, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Personi që ka qëlluar dyshohet të jetë 41-vjeçari Billo, truproja i këngëtares dhe i të dashurit të saj Ervin Mata. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Sipas burimeve nga policia, por edhe nga pamjet filmike të një kamere sigurie në një prej lokaleve të natës në Tiranë, dyshohet se rreth një javë më parë mes disa prej personave që u përfshinë të enjten në përplasjen me armë, ka pasur një konflikt.

Viktima, Fabian Gaxha, dyshohet se ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, e cila shoqërohej edhe nga i dashuri në lokalin ku ndodhi sherri. Sipas pamjeve filmike të publikuara dje, duket se sherri ka qenë i ashpër, me dhunë fizike dhe me goditje me objekte të forta. Ky dyshohet të ketë qenë shkaku i ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë te ish-Blloku. Ndonëse një javë më parë, palët u shpërndanë, dhe pse pati përplasje të fortë fizike, duket se asnjëri nga personat e përfshirë nuk kishte pranuar që ajo situatë të mbyllej me aq. Ndërsa të enjten mbrëma, përplasja ish- te më e rëndë, u përdorën edhe armët e zjarrit.

DESHMIA E ELVANA GJATES
Këngëtarja ka rrëfyer në polici se ishte para lokalit “Monopol” pasi i ka dhënë çelësin e shtëpisë të fejuarit të saj, Ervin Mata, dhe takimi mes tyre është realizuar në trotuari në ish-Bllok. Sipas dëshmisë së saj, në këtë moment janë afruar disa djem dhe i kanë folur të fejuarit të saj, me të cilin kanë filluar të shtyhen.

Në këto momente dyshohet se personat që u konfliktuan me Ervin Matën e kanë sharë këtë të fundit duke i përmendur edhe të fejuarën, e kjo ka sjellë agravimin e konfliktit, teksa në ndihmë të Matës ka shkuar edhe Marviol Bilo, por personat e tjerë janë larguar në drejtim të Sky Tower. Në bazë të dëshmive të personave të pyetur por edhe hetimeve nga grupi hetimor, rezulton se shkak për sherrin nuk ka qenë ngacmimi i këngëtares, por një sherr i mbartur i të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari.

Ky është edhe momenti kur Elvana Gjata mendohet se është larguar me makina nga rrugica përballë lokalit “Monopol” në ish-Bllok. Këngëtarja ka sqaruar se këta djem nuk i njihte dhe nuk i kishte parë ndonjehërë. Këtu me siguri ajo i referohet konfliktit të bashkëshortit të saj me biznesmenin Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, teksa aktualisht është në Gjermani i arrestuar. Pas pak ajo është larguar me makinë, dhe nuk kishte asnjë të dhënë se çfarë kishte ndodhur më pas. Policia e ka pyetur këngëtaren edhe për konfliktin e ndodhur brenda lokal “Monopol”, disa minuta pas sherrit në trotuar mes Ervin Matës dhe të panjohurve të saj, por Elvana Gjata ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur pasi nuk ka qenë në vendgjarje.

Këngëtarja ka pranuar se komandon Merviol Bilo, i cili ekzekutoi Fabian Gaxhen e plagosur Martianajn e Haton e ka kushëri dhe ai qëndronte herë pas here me të dhe me të dashurin e saj, Ervin Mata.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb