ELBASAN

Tronditet qyteti i Elbasanit. Një 50-vjecar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme jashtë ambienteve të një lokali në qendër të qytetit. Mësohet se viktima është Ravik Gurra me profesion avokat.

Viktima ishte mik i familjes Capja dhe ka qenë avokat i tyre në proceset gjyqësore. Gjithashtu Ravik Gurra ka qenë avokat edhe i grupit të Emiljano Shullazit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Avokati ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke me pistolete me silenciator. Ai ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë në tavolinë, njëri prej tyre gjithashtu avokat.

Autori pasi e  ka qëlluar  është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Elbasanit.

Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve dhe po punon per zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb