TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Mësohet se në rrugën “Don Bosko” ka pasur të shtëna me armë. (Foto ilustruese)

Sipas informacioneve të para dyshohet se një i ri ka vrarë me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Ndonëse nuk ka ende informacione zyrtare, raportohet se djali ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet.

Kalimtarët dhe banorët e zonës kanë parë tmerr me sy teksa kanë parë dy të rinjtë të shtrirë përtokë e të përgjakur.

Kujtojmë se nuk kanë kaluar as 6 muaj nga krimi i ngjashëm në kryeqytet, kur Aldison Belulaj, 23 vjeç vrau pranë QSUT-së Arjela Muratin, studente e juridikut dhe më pas qëlloi veten. Pak kohë pas qëndrimit në koma, edhe Belulaj ndërroi jetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb