Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin. Mexhit Picari vrau në qershor të vitit 2021 ish-dhëndrin Kudret Saliaj.

Gjithashtu bëhet me dije se gjykata dënoi me 30 vite burg vajzën e tij Dhurata Picari.

Si ndodhi vrasja:

Vrasja ndodhi më 4 qershor 2021 në një lokal në kryeqytet, 10 minuta para se pritej të mbahej seanca e radhës për divorc në gjykatë. Mexhid Picari hyri në lokalin ku qëndronte ish-dhëndri dhe e ekzekutoi me armë zjarri këtë të fundit. Nga plumbat, i plagosur mbeti edhe avokati i tij, Adriatik Cama, që ndodhej në një tavolinë me viktimën.
Sipas dëshmitarëve, pas ngjarjes ish-Prokurori Cama ka qenë i vetëdijshëm dhe ka qëndruar aty derisa ka mbërritur policia. Ai ka qenë i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka pranuar që kolegë të tij ta dërgonin në spital.

KONFLIKTET MES ÇIFTIT

“Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje. Po bëheshin seanca për divorc në këto kushte, babai i vajzës ka goditur ish dhëndrin e vet”, tha asokohe drejtori i policise se Tiranes, Rebani Japupaj.
Arrestimi i Mexhit Picarit dhe deklaratat e tij të para:

Sa ka kryer vrasjen, Picari është larguar me këmbë mes pallatesh, ndërsa mësohet se është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.

Në momentin që ka dhënë dëshminë u ka thënë se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë.
‘E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë’, është shprehur ai mes të tjerash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: