Gjykata e Matit ka dënuar me burgim të përjetshëm Kujtim Koxhën, i cili vrau në Fshatin Shëlli 3 zyrtarë të Bashkisë së Matit.

Në 11 tetor 2018 Kujtim Koxha vrau 3 persona në fshatin Shëlli. Nga të shtënat e automatikut mbetën të vdekur Erzen Aliaj, Mentor Hoxha dhe Hamit Buci.

I gjithë sherri ndodhi në lokalin e fshatit, për një rrugë të pashtruar. Koxha ishte ofenduar nga zyrtarët. Pas kësaj, ai ka ikur në banesë, nga ku u kthye me armë dhe kreu masakrën me 3 të vdekur e 1 të plagosur.

Autori i masakrës së Matit Kujtim Koxha, pasi u konfliktua me punonjësit e Bashkisë, ka shkuar në banesë dhe ka marrë një armë tip automatik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Koxha ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të personave që ishin në lokal për drekë, duke vrarë 3 dhe plagosur njërin prej tyre. Ai u largua nga vendngjarja, por u kap më vonë nga policia.

“Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes. Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë. Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie”, njoftoi policia.

“Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal. Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje”, informuan ndër të tjera uniformat blu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb