SHKODËR

Një person është vrarë me armë zjarri në Malësinë e Shoshit në Shkodër. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Lazër Arra. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime paraprake raportojnë se viktima është i moshës 55-vjeçare. Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe u gjet nga kalimtarët i vdekur në mes të rrugës.


Njoftimi i policisë:

“Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”-thuhet në njoftimi e Policisë.


(n.m/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: