KAVAJË

Një person ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Kavajë, ndërsa një tjetër është plagosur. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen numër 2 të qytetit.


Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se një prej personave ka shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e ish-të dashurës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë. Mes tyre ka pasur një debat dhe vajza ka thirrur në ndihmë një të afërmin e vet që punon polic burgjesh. Në konflikt e sipër polici i burgjeve ka vrarë ish-të dashurin e vajzës me armën e shërbimit si edhe vetë ka mbetur i plagosur.


Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.


(BalkanWeb)

Etiketa: