GREQI

Një shqiptar është vrarë në një nga burgjet e Greqisë. Sipas mediave fqinje, shqiptari që ka humbur jetën është Albert Bako.

E përditshmja greke ‘Protothema’ njofton se Bako sapo ishte transferuar në burgun e Kardhialos, ndërsa pas vrasjes  së tij dyshohet se qëndron  një bandë rivale, e cila kishte  mësuar transferimin nga burgu Chania.

Shqiptari ishte në burg  pasi në Nëntor të 2014-s,  hapi zjarr në një lokal në Pire të Greqisë, veprim ky që  la 14 persona të plagosur. Por emri i tij nuk është i panjohur pasi në bashkëpunim me një person tjetër ai mori pjesë në atentatin ndaj avokatit grek Antonopoulos.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: